VIDEO/ Tre të zhdukur në Itali si pasojë e motit të keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Tre të zhdukur në Itali si pasojë e motit të keq

Rajoni i Friulit në Itali është përfshirë nga moti i keq, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje.

Mediat italiane raportojnë se tre persona janë zhdukur në rajonin Friuli Venezia Giulia, të cilët ndodheshin në brigjet e lumit Natisone, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm për shkak të shiut të vazhdueshëm.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një të ri dhe dy vajza, të cilët pasi kanë njoftuar me celular, janë marrë nga rrjedha e ujërave. Pranë lumit është gjetur një makinë me targa rumune.

Shikoni videon e tre personave të zhdukur në lumë, pak para se të përfshiheshin nga uji

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy