VOA: Evropa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VOA: Evropa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë

Çmimet e energjisë kanë alarmuar udhëheqësit evropianë dhe trazuan tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimet për një krizë karburanti gjatë stinës së dimrit që mund të favorizojë Rusinë e pasur me gaz.

Në Evropë, çmimet e gazit natyror janë rritur gati 600% këtë vit nga shqetësimet se nivelet aktuale të ulëta të rezervave do të jenë të pamjaftueshme për dimrin. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, gazi natyror arriti rishtazi në bursë nivelet më të larta në 12 vite.

Të mërkurën (më 13 tetor) Komisioni Evropian publikoi një paketë masash ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat kanë kufizuar prodhimin industrial dhe i kanë lënë konsumatorët evropianë me fatura më të larta për ngrohjen, ndërkohë që dimri po afron.

Firma gjermane e energjisë E.ON pezulloi përkohësisht kontratat e reja të furnizimit me gaz natyror për banesat, tha kompania të martën (më 12 tetor), ndërsa furnizuesit në të gjithë Evropën po përballen me një rritje të madhe të kërkesës pas skadimit të masave izoluese për shkak të pandemisë.

Advertisement

Gjermania aktualisht nuk ka mungesa në furnizimin me gaz, tha një zëdhënës i ministrisë të mërkurën kur u pyet nëse qeveria do të ndërmarrë veprime për të mbushur depozitat e vendit në përgjigje të rritjes globale të çmimeve.

Depozitat e gazit të vendit aktualisht janë 75% të mbushura dhe vazhdojnë të mbushen, tha zëdhënësi i ministrisë së energjisë, duke shtuar se kapaciteti i depozitimit të gazit gjerman është më i lartë se ai i vendeve të tjera si p.sh. Britania.

Pasiguritë mbi ndikimin që mund të sjellë rritja e çmimeve të energjisë tek inflacioni dhe rritja e normës së interesit, goditën tregje./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy