Volkswagen humbet betejën ligjore për emetimin e naftës: Do të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Volkswagen humbet betejën ligjore për emetimin e naftës: Do të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash

Gjykata më e lartë civile në Gjermani ka vendosur që Volkswagen duhet të paguajë kompensim për një shofer që kishte blerë një nga mini-furgonat e saj me naftë të pajisur me softuer që manipulonte emetimin real të karbonit.

Vendimi përcakton një pikë referimi për rreth 60,000 raste të tjera në Gjermani.

Paditësi, Herbert Gilbert, do të rimbursohet pjesërisht për automjetin e tij, me amortizimin e marrë parasysh

VW tha që tani do t’u ofrojë shoferëve të prekur një pagesë të njëhershme. Shuma do të varet nga raste individuale.

Advertisement

Kompania ka vendosur tashmë një fond të veçantë të veprimit për zgjidhjen e këtyre çështjeve gjyqësore në shumën e 830 milion eurove që përfshin 235,000 pronarë gjermanë të makinave.

VW ka paguar më shumë se 30 miliardë euro në gjoba, kompensime dhe skema të blerjes në të gjithë botën që kur skandali ‘plasi’ për herë të parë në vitin 2015.

Kompania zbuloi në atë kohë se kishte përdorur softuer të paligjshëm për të manipuluar rezultatet e testeve të emetimeve të naftës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy