Vrasja e Bledar Dedjas, arrestohet autori i dyshuar! Policia: Autori i mitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Bledar Dedjas, arrestohet autori i dyshuar! Policia: Autori i mitur

Është arrestuar vrasësi i dyshuar i shqiptarit Bledar Dedja në Itali. Ngjarja ndodhi më 20 janar.

Sipas medieve italiane, në pranga ka rënë një i mitur, 17 vjeç.

Hetuesit, duke pasur parasysh edhe moshën e të dyshuarit, nuk kanë bërë me dije detaje rreth identitetit të tij.

Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik i tij, i shtrirë në një pellg gjaku. Ai ishte goditur 19 herë me thikë, por goditja në shpinë rezultoi fatle pasi i kishte shpuar mushkërinë.

Advertisement

Gjatë autopsisë u morën edhe mostra për të vërtetuar nëse 39-vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale para se të vritej.

Bledari u gjet pak metra larg makinës së tij, një Mercedes Class B me të cilin kishte arritur në Via dei Carpini, me pantallona dhe të brendshme të ulura.

Mediet italiane nuk kanë dhënë ende detaje në lidhje me motivin e krimit të rëndë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy