Vrau bashkëshorten/ Avni Meçja rindërton ngjarjen, zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau bashkëshorten/ Avni Meçja rindërton ngjarjen, zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Itali

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë që ndodhi në Itali pak ditë më parë, ku Avni Meçja vrau bashkëshorten e tij rumune Alexandra Elena Mocanu.

 

Shqiptari, kishte qenë më parë i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për keqtrajtim, por ai ka fituar lirinë me ryshfet, thuhet në artikullin e publikuar nga mediat italiane.

 

Advertisement

Pas më shumë se 5 orësh marrje në pyetje, Meçja pranoi se kishte vrarë me çekiçin e ndërtimit partneren e tij Elena Mocanu.

 

Ai ka rindërtuar ngjarjen për hetuesit.

 

Advertisement

Sipas tij, viktima Alexandra Elena Mocanu mbërriti në shtëpi të shtunën mbrëma. Në banesë shpërtheu një sherr i dhunshëm në fund të të cilit Avni Meçja goditi 2 herë me çekiç gruan në kokë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

 

Në orët e para të së dielës, Meçja doli nga shtëpia për tu nisur drejt Veronës ku ndodhen të afërmit e tij dhe më pas do të shkonte në aeroportin e Trevisos për të shkuar në Shqipëri.

 

Advertisement

Të dielën pasdite trupi i gruas së tij u gjet i mbështjellë me një batanije.

 

Zbulimi u bë pas një denoncimi nga familja e burrit, të cilët ndoshta e kanë bindur edhe atë të kthehej në Itali pas disa orësh.

 

Advertisement

Dy vjet më parë, Alexandra e kishte denoncuar Avniun për keqtrajtim dhe ky i fundit ishte dënuar.

 

Policia po kërkon çekiçin që Meçja tha se e hodhi në një kosh plehrash. Aktualisht shqiptari ndodhet në paraburgim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy