Polici vrau policin brenda komisariatit/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Polici vrau policin brenda komisariatit/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku polici vrau kolegun e tij brenda komisariatit numër 3.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal mes autorit e viktimës. Bëhet me dije se autori ka një vit e gjysëm në polici ndërsa viktima kishte mbi 20 vjet në polici.

 

Advertisement

Autori është Ludian Zaimi ndërsa i plagosuri Çaush Saliasi  policë të patrullës së përgjithshme.

 

“Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Advertisement

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media”, njofton policia.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy