Vritet kryebashkiakja më e re e Ekuadorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vritet kryebashkiakja më e re e Ekuadorit

Kryetarja 27-vjeçare e qytetit San Vicente të Ekuadorit, Brigitte Garcia, u vra së bashku me një bashkëpunëtore, siç njoftoi policia të dielën.

Vitin e kaluar Brigitte Garcia u bë kryebashkiakja më e re e vendit. Ndër të tjera, ajo kishte bërë fushatë për të përmirësuar aksesin në ujë të pijshëm për rreth 17,000 banorët e San Vicente, rreth 100 kilometra në lindje të Guayaquil.

Kryebashkiakja 27-vjeçar dhe përfaqësuesi i saj, Hairo Lor, u gjetën të vdekur në një makinë në një vend bregdetar mbrëmjen e së shtunës.

“Jam i shkatërruar”, shkroi ish-presidenti ekuadorian Rafael Correa në një postim në Platformën X për vrasjen e Brigitte Garcia, e cila erdhi nga brenda lëvizjes së tij.

Advertisement

Luisa González, e cila ishte kandidate e lëvizjes Qytetarët Revolucionarë (RC) në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, komentoi se askush nuk është i sigurt në Ekuador.

Njëmbëdhjetë ditë para raundit të parë të zgjedhjeve në gusht, kandidati presidencial Fernando Villavicencio – i cili kishte premtuar se do të luftonte korrupsionin – u qëllua për vdekje pas një mitingu në Kuito. Qeveria fajësoi krimin e organizuar për vrasjen e tij.

Në janar, presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Ekuador pas trazirave të përgjakshme të burgjeve dhe arratisjes së liderit të një prej bandave më të fuqishme të vendit. Në të njëjtën kohë, ai mobilizoi ushtrinë për t’u marrë me 22 banda që tashmë klasifikohen si “organizata terroriste”. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy