
Kryetarja e bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga autorë të panjohur mbrëmjen e së hënës, një ditë pas fitores triumfuese të Claudia Sheinbaum në zgjedhjet presidenciale të vendit.
Sipas mediave lokale, autorët i zunë pritë Figueroas teksa ajo po hynte në një palestër me truprojën e saj.
Sipas të njëjtave burime, kryebashkiakja është plagosur gjatë shkëmbimit të të shtënave.
Ajo u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ndërroi jetë në spital.
Advertisement
Në shtator te vitit 2023 kryebahskiakja e Meksikës u rrëmbye, kur persona të armatosur i zunë pritë makinës së saj ndërsa ajo po ngiste pa sigurim./vizionplus.tv/