Vritet në Venezuelë komandanti rebel kolumbian i Farc, “El Paisa”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vritet në Venezuelë komandanti rebel kolumbian i Farc, “El Paisa”

Një ish-udhëheqës disident i rebelëve Farc të Kolumbisë është vrarë në një pritë në Venezuelë. Sipas mediave lokale të cituara nga BBC, Hernán Darío Velásquez, me nofkën El Paisa, thuhet se u qëllua për vdekje në shtetin Apure të Venezuelës.

Vdekja e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi ushtria kolumbiane tha se nuk ishte në dijeni për vrasjen.

Mediat lokale kanë spekuluar se mercenarët mund të kenë vrarë Velásquez, duke kërkuar shpërblime për kapjen e tij.

Autoritetet kolumbiane i thanë gazetës El Tiempo se nuk do ta konfirmojnë vdekjen e tij derisa zyrtarët të shohin trupin e tij. Një zëdhënës i presidentit kolumbian Iván Duque i tha agjencisë së lajmeve Reuters se zyra e tij po kërkonte më shumë informacion.

Advertisement

Rebelët e Farc ishin një grup marksist që zhvilloi një luftë të ashpër kundër qeverisë kolumbiane për më shumë se 50 vjet, përpara se të shpallej përfundimisht armëpushimi në 2016.

Si komandant i një prej njësive më të frikshme të Farcit, Velásquez u bë i famshëm për ashpërsinë e sulmeve të tij. Ai ishte pas një sulmi me makinë bombë në kryeqytetin kolumbian, Bogata, që vrau 36 njerëz dhe plagosi gati 200 të tjerë në 2003.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy