Vritet ushtari spanjoll në stërvitjen e NATO-s në Poloni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vritet ushtari spanjoll në stërvitjen e NATO-s në Poloni

Një ushtar spanjoll u vra gjatë një stërvitje të NATO-s në Poloni.

“Me pikëllim të madh ju informojmë për vdekjen e nëntetar BGPA, gjatë stërvitjes së NATO-s Saber Strike 2024 në qendrën e trajnimit Bemovo Piskie në Poloni”, thotë ushtria spanjolle në postimin e sotëm në platformën X (ish Twitter).

Aksidenti ka ndodhur gjatë stërvitjes me zjarr të drejtpërdrejtë, sqarohet.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e ushtarit të ndjerë përmes një postimi në të njëjtën platformë në rrjetet sociale./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy