“Vuçiç synon të nxisë tensione”/ Deputeti shqiptar në Serbi: SHBA të ndërhyjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vuçiç synon të nxisë tensione”/ Deputeti shqiptar në Serbi: SHBA të ndërhyjë

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit gjendet sërish në një moment kritik pasi Serbia vijon gjuhën e provokimeve me këmbënguljen se nuk do ta njohë Kosovën të pavarur.

Brukseli zyrtar është në pritje të formimit të qeverisë Kurti për të ftuar palët në tryezën e bisedimeve por ndërkohë zhvillimet më të fundit i kanë zbehur sinjalet për normalizim të marrëdhënieve.

Megjithatë deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi , raporton Vizion Plus, shprehet se presidenti Vucic nuk ka alternativë tjetër.

 

Advertisement

SHAIP KAMBERI

DEPUTET NE PARLAMENTIN SERB

 

“Raporti i fundit i progresit nga BE për vitin 2020 flet për normalizimin e domosdoshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve ndërkohë që në fund të marsit do të publikohet edhe raporti i parlamentit europian ku theksohet qartë se rrugëtimi i Serbisë drejt BE është i lidhur kryekëput me raporten që do të vendosen me Kosovën.”

Advertisement

 

Kamberi shton se provokimi i presidentit serb është i qëllimshëm për të shtuar tensionet në rajon prandaj Uashingtoni dhe Brukseli nuk duhet të qëndrojnë të heshtur përballë këtij fakti.

 

“Mendoj se është një provokim i radhës i Alexandër Vucic dhe regjimit të tij që synon të nxisë tensionet. BE dhe Uashingtoni duhet të dërgojnë mesazhe të qarta që Vucic të heqë dorë nga gjuha e provokimeve dhe të futet në një dialog serioz. ”

Advertisement

 

Postimi i presidentit Vuçiç në rrjetet sociale, ku shfaqet flamuri serb mbi hartën e Kosovës, shoqëruar me tekstin: Serbia nuk kërcënon, por as nuk harron, u pasua me reagime të ashpra dhe kritika për shfaqjen e politikës përçarëse nga Beogradi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy