William dhe Harry pas 2 vite e gjysmë rishfaqen në publik së bashku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
William dhe Harry pas 2 vite e gjysmë rishfaqen në publik së bashku

Princat William dhe Harry janë shfaqur së bashku 2 vite e gjysmë nga hera e fundit, teksa në krah kishin bashkëshortet e tyre, përgjatë ceremonisë së shpalljes së mbretit të ri të Britanisë, babait të tyre Charles III.

Një moment afrimi surprizë për princat William dhe Harry, në Windsor. Dy djemtë e Charles III dhe Diana u takuan me bashkëshortet e tyre përkatëse Kate dhe Meghan në krah, për të parë buqetat me lule të lëna para hyrjes së pallatit mbretëror në kujtim dhe për nder të gjyshes së tyre, mbretëreshës Elizabeth.

Marrëdheniet mes tyre kanë qënë të tendosura në vitet e fundit aq më tepër pasi Harry vendosi të heqë dorë nga privilegjet mbreterore duke krijuar një ftohje të madhe edhe me mbretëreshen Elizabeth.

Advertisement

Ndërkohë është zyrtarizuar 19 shtatori si data e funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth.

19 shtatori nuk do të jetë ditë pune sikurse pallati mbretëror Buckingham Palace ka rënë dakort me qeverinë britanike.

Një ditë më parë Charles III u shpall zyrtarisht mbret i Anglisë në moshën 73-vjecar. Ceremonia e kurorëzimit, u bë dy ditë pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy