Zbulohet parcela me kanabis, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Greqi: 1 milion euro fitim nga droga

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet parcela me kanabis, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Greqi: 1 milion euro fitim nga droga

Policia greke ka zbuluar një plantacion të madh kanabisi në një zonë me bimësi të dendur në komunën e Trifilisë.

Autorët kishin ngritur një kamp me panele diellore dhe pajisje të tjera për mbikqyrje dhe rritje të bimëve narkotike, shitja e të cilave do të sillte më shumë se 1 000 000 euro fitim.

Pasditen e së hënës policia bastisi plantacionin dhe vuri në pranga një 38-vjeçar shqiptar ndërsa është në kërkim të pjesës tjetër të anëtarëve të organizatës.

Advertisement

Siç u vërtetua nga hetimet, anëtarët e grupit fillimisht blenë fara kanabisi dhe pajisje të specializuara dhe më pas gjetën një vend me bimësi të fortë dhe të egër që nuk dallohet lehtë, ku lëruan dhe formësuan siç duhet tokën dhe mbollën 812 fidanë brenda kutive plastike.

Brenda plantacionit ata kishin vendosur hapësira për qëndrim dhe banim të gjatë, ndërsa në pikat më të larta kishin vendosur panele fotovoltaike përmes të cilave karikonin celularët dhe radiot për të komunikuar.

Gjatë operacionit në të cilin u arrestua 38-vjeçari, u gjetën lopata, plehra, pajisje të tjera kultivuese dhe vaditëse, panelet diellore, radio, shumë ushqime, pajisje për gatim, krevat, dy çanta shpine, një palë dylbi, dy lente, një celular dhe një automjet, si dhe 100 euro dhe 1500 lekë.

Advertisement

Shqiptari i arrestuar akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kultivim droge me qëllim trafikim dhe shkelje të legjislacionit për komunikimet elektronike./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy