Zbuten protestat në Francë; gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë bëri thirrje për qetësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbuten protestat në Francë; gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë bëri thirrje për qetësi

Pas një jave në flakë, intensiteti i protestave të dhunshme në Francë, që filluan pas vrasjes nga policia të një adoleshenti me origjinë afrikane, ka rënë.

 

Gjatë mbrëmjes së të dielës. policia bëri vetëm 49 arrestime në mbarë vendin, një numër shumë i ulët krahasuar me ato të netëve më parë kur personat e vënë në pranga arritën deri në 1300 brenda natës.

 

Advertisement

Dhuna në rënie vjen pas thirrjes për qetësi nga gjyshja e 17 vjeçarit të vrarë e cila kërkoi nga protestuesit që të mos shkatërrojnë autobuzët e ambjentet publike që çdo ditë përdoren nga qytetarët.

 

Me qetësimin e stuatës, presidenti Emmanuel Macron do të takohet me krerët e të dy dhomave të parlamentit. Një ditë më pas, Macron gjithashtu do të takohet me kryetarët e 220 qyteteve të prekura nga protestat.

 

Advertisement

Më shumë se 3000 persona u arrestuan në total gjatë javës në Francë, ndërsa shteti nxorri në terren mi 45 mijë oficerë policie, forca specale, tanke dhe helikopterë. Mijëra makina u dogjën e qindra dyqane u shkatërruan teksa miliona njerëz u dyndën në sheshe për të kërkuar drejtësi për Nahelin.

 

Oficeri i policisë që qëlloi 17 vjeçarin është vënë në pranga dhe po përballet me akuzën e vrasjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy