Zelensky: Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë, nuk do të falim asnjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë, nuk do të falim asnjë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi paralajmëroi se do të ndëshkonte ata që kanë kryer mizori në Ukrainë , duke shtuar se “i vetmi vend i qetë” që i pret ata do të ishte varri.

“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë”, tha Zelensky.

“Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, shtoi ai.

Advertisement

Zelensky u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ndërmarrin veprime më të fuqishme kundër Moskës, duke thënë se “guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin, se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se do të hapë sot korridore të reja humanitare nëpër disa qytete të Ukrainës, për të lejuar evakuimin e civilëve.

Sipas saj, armëpushimi do të bëhet në kryeqytetin Kiev, si dhe në qytetet Harkiv, Mariupol dhe Sumi.

Të gjitha këto qytete janë duke u sulmuar nga forcat ruse. Pala ukrainase nuk e ka konfirmuar ende armëpushimin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy