Zelensky, i ashpër me Perëndimin: Nëse s’na jepni avionë, atëherë dëshironi që ne të vritemi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky, i ashpër me Perëndimin: Nëse s’na jepni avionë, atëherë dëshironi që ne të vritemi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë me dije përmes një videomesazhi që raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia. Vinnytsia është një qytet në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 160 milje në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

 

Zelenskyy i kërkoi NATO-s të “mbyllte hapësirën ajrore” dhe të krijojë një zonë ndalim-fluturimi.

 

Advertisement

“Siguroni një zonë humanitare ndalim-fluturimi. Ky është detyrimi juaj humanitar për të na mbrojtur ne, për të mbrojtur njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë. Nëse s’na e siguroni këtë, të paktën na jepni avionë për të na mbrojtur. Nëse nuk na i jepni as këto, ka vetëm një zgjidhje: edhe ju dëshironi që të na vrasin ngadalë. Kjo do të jetë edhe përgjegjësi e politikës botërore, e liderëve perëndimorë. Sot dhe përgjithmonë”, tha Zelensky.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy