Zelensky kritikon politikanët gjermanë: Ndihma juaj erdhi shumë vonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky kritikon politikanët gjermanë: Ndihma juaj erdhi shumë vonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përfunduar fjalimin e tij në Bundestagun gjerman në Berlin.

Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, por iu tha ligjvënësve se mbështetja e tyre “erdhi shumë vonë”.

Zelensky gjithashtu kritikoi liderët gjermanë për interesat e biznesit të vendit në Rusi.

“Ne mund të shohim gatishmërinë tuaj për të vazhduar të bëni biznes me Rusinë dhe tani jemi në mes të luftës së ftohtë,” tha Zelesnky. Dhe përsëri kjo është diçka që nuk keni arritur ta shihni. Ju ende po mbroni veten pas një muri që nuk ju bën të mundur të shihni atë që po kalojmë.”

Advertisement

Ai përfundoi duke i bërë thirrje Gjermanisë që të trajtojë agresionin rus dhe të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës. “Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, iu tha ai deputetëve.

Ai i kërkoi Gjermanisë që të marrë “rolin udhëheqës që meriton”, ndërsa i bëri thirrje kancelarit Olaf Scholz që të shembë një “mur” kundër lirisë që po ngrihet nga Rusia në Evropë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy