Zelensky: Ndihma na duhet tani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Ndihma na duhet tani

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu referua sulmit në Pearl Harbor, gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe sulmeve të 11 shtatorit 2001, në fjalimin e tij para ligjvenësve amerikanë duke i bërë thirrje Kongresit të bëjë më shumë për të ndihmuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

 

Zoti Zelensky bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të vënë sanksione ndaj gjithë ligjvensëve rusë, si dhe të bllokojnë importet nga Rusia. Ai paraqiti një video për ligjvënësit amerikanë, duke treguar shkatërrimet dhe vuajtjet nga agresioni rus në Ukrainë.

Duke folur për forcimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë ai theksoi se “paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”.

Advertisement

 

“Ne kemi nevojë për ju tani”, tha Presidenti Zelensky në fjalimin e transmetuar drejtpërdrejt në Kongresin amerikan. Ligjvenësit amerikanë e pritën atë me duartrokitje të gjata.

 

Ndërsa lufta është në javën e tretë dhe vazhdon të zgjerohet, Presidenti Zelensky ka bërë fushatë intensive duke i bërë thirrje udhëheqësve të botës të krijojnë një zonë të ndaluar për fluturimet në Ukrainë për të parandaluar sulmet nga avionët rusë.

Advertisement

 

Në përpjekje për të shmangur një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë, administrata amerikane nuk e ka pranuar kërkesën për zonën e ndaluar për fluturime, ose propozimin tjetër për të transferuar avionë ushtarakë nga Polonia në një bazë amerikanë dhe prej andej t’i jepen Ukrainës./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy