Zelensky: Lufta do jetë e gjatë; kryeministri italian: Kërcënim global për krizë globale ushqimore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Lufta do jetë e gjatë; kryeministri italian: Kërcënim global për krizë globale ushqimore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka dërguar popullit sinjale për një luftë të gjatë ndërsa ka bërë të ditur shtyrjen e mobilizimit të përgjithshëm edhe me 90 ditë të tjera, deri më 23 gusht.

Në kushtet kur negociatat mes Moskës dhe Kievit janë pezulluar, kryeministri Italian, Mario Draghi ka bërë thirrje që palët të kthehen në bisedime dhe të vendosin një armëpushim.

 

MARIO DRAGHI

Advertisement

KRYEMINISTER I ITALISE

“Për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare, duhet të arrijmë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rifillojmë negociatat : ky është qëndrimi i Italisë, i BE-së dhe Uashingtonit. Lufta gjithashtu kërcënon një krizë ushqimore globale. Indeksi i çmimeve të ushqimeve arriti në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, në muajin mars. Ekziston rreziku i efekteve katastrofike në veçanti për disa vende në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.”

 

Në një takim të ministrave të Jashtëm të OKB-së në Nju Jork, kryediplomatët akuzuan Rusinë se po e përdor ai armë lufte bllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina.

Advertisement

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka bërë thirrje Moskës që të hapë portet ukrainase, ku janë bllokuar rreth 20 milionë tonë drithëra.

 

Sakaq, shtetet më të mëdha evropaine po përballen me rritjen rekord të inflacionit. Zyra Kombëtare e Statistikave në Londër bëri të ditur se ccmimet në muajin prill në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur më shumë se kurrë më parë prej vitit 1982.

Advertisement

 

Banka e Anglisë pret që inflacioni të arrijë në 10% gjatë vitit, i nxitur nga ccmimet e larta të energjissë dhe ushqimeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy