Zelensky: Ne do fitojmë, e mposhtëm të keqen 77 vite më parë, por ajo lindi sërish

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Ne do fitojmë, e mposhtëm të keqen 77 vite më parë, por ajo lindi sërish

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për zbatimin e një rindërtimi të përgjakshëm të nazizmit, ndërsa sulmet e ushtrisë ruse janë intensifikuar ndjeshëm në lindje të vendit.

 

VOLODYMIR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

Advertisement

“Nuk është bërë ende një shekull, brohoritja e të gjithëve ne, kurrë më, zgjati vetëm 77 vjet. E mposhtëm të keqen por ajo lindi përsëri. Këtë e kanë kuptuar të gjithë shtetet dhe kombet që mbështesin Ukrainën. Pavarësisht maskës së re të bishës, ata e njohin sepse ndryshe nga disa, e kujtojnë se për ccfarë dhe kundër kujt luftuan parardhësit tanë.”

 

Zelensky u bëri thirrje për ndihmë vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Holandën, duke krahasuar bombardimet naziste të qyteteve të tyre me sulmet ruse në Ukrainë.

 

Advertisement

Mijëra njerëz janë vrarë në luftë, ndërsa rreth 6 milionë janë larguar nga Ukraina. Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë, ndërsa po ndihmo Kievin me armatime.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy