Zelensky: Partnerët tanë të tregojnë lidership në sigurimin e paqes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Partnerët tanë të tregojnë lidership në sigurimin e paqes

Këtë dimër po përgatitemi për një samit të veçantë, një samit për paqen, për vendin tonë dhe për çdo komb tjetër që mund të pësojë të njëjtin agresion, të njëjtin terror që ka sjellë Rusia në tokën tonë, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

 

“Formula e paqes ukrainase përbëhet nga 10 pika të qarta që janë të afta të krijojnë një arkitekturë të re sigurie me rëndësi globale”, tha Zelensky.

Advertisement

 

 

Zelensky u bëri thirrje partnerëve që të tregojnë lidershipin e tyre në sigurimin e paqes, në të njëjtën mënyrë, që udhëheqja e vendeve të ndryshme dhe krerët e ndryshëm po tregojnë aktualisht në mbrojtjen e lirisë.

 

Advertisement

 

“Le të luftojmë së bashku për Ukrainën, për vlerat që bashkojnë Evropën dhe botën demokratike, për vlerën globale të jetës. Për gjithçka që Rusia po përpiqet të shkatërrojë”, theksoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy