Zelensky rithekson zhgënjimin nga NATO: Ndihmoni veten duke na ndihmuar ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky rithekson zhgënjimin nga NATO: Ndihmoni veten duke na ndihmuar ne

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua udhëheqësve të Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës së Mbretërisë së Bashkuar (JEF) përmes një videoje të martën, duke paralajmëruar se, “ne të gjithë jemi objektivat e Rusisë dhe për këtë arsye gjithçka do të shkojë kundër Evropës nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, kështu që ndihmoni veten duke na ndihmuar ne”.

Në ditën e 20-të të luftës në Ukrainë, Zelensky tha se “ne po bëjmë çmos për të marrë avionët luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes raketore” që i duhen vendit.

“Ne duam të kemi garanci të besueshme për ne dhe për këtë arsye për ju”, tha ai në takimin në Londër, të organizuar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson. Aty morën pjesë edhe liderët e Danimarkës, Finlandës, Estonisë, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Holandës, Suedisë dhe Norvegjisë.

“Ne ende mund të ndalojmë vrasjen e njerëzve dhe kjo është diçka që mund ta bëjmë së bashku – të ndalojmë shkatërrimin e demokracisë dhe ta bëjmë atë tani në tokën tonë ose përndryshe ata do të vijnë edhe tek ju”, paralajmëroi ai.

Advertisement

Në apelin e tij për ndihmë, ai shtoi se propagandistët rusë “vazhdojnë të thonë se lufta në Ukrainë është vetëm fillimi. Ata janë frikësues dhe vende të tjera evropiane do të vijnë, ata po e thonë këtë tani dhe po përmendin shumë prej jush që po më dëgjojnë tani”.

Sakaq Zelensky ka shprehur zhgënjimin e tij me NATO-n për refuzimin e tyre për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi.

Ai tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë” – por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

“Ne dëgjojmë shumë biseda për luftën e tretë botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye zona e ndalim-fluturimit humanitar nuk është krijuar ende”, tha ai.

Advertisement

“Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet paqësore dhe të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev në mëngjesin e hershëm u bombarduan, dhjetëra të vdekur”.

Kjo është dita e 20-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy