Zelensky: Të burgosurit do lirohen për të luftuar kundër Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Të burgosurit do lirohen për të luftuar kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se të burgosurit ukrainas me përvojë ushtarake do të lirohen nga burgu për të luftuar në vijën e parë të luftës kundër Rusisë.

Ai u shpreh se ata do të jenë në gjendje të kompensojnë borxhin ndaj shoqërisë duke shërbyer në pikat më të nxehta të konfliktit.

“Sipas ligjit ushtarak, ukrainasit me përvojë të vërtetë luftarake do të lirohen nga burgu dhe do të jenë në gjendje të kompensojnë fajin e tyre në pikat më të nxehta të konfliktit.

Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë nga pikëpamja morale, por që është i dobishëm nga pikëpamja e mbrojtjes sonë. Çelësi tani është mbrojtja”, tha Zelensky.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy