Zelensky: Ukraina do të anëtarësohet në NATO vetëm pas përfundimit të luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Ukraina do të anëtarësohet në NATO vetëm pas përfundimit të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se nuk ka shpresë që vendi i tij të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës kundër pushtuesve rusë.

“Sipas mendimit tim personal, ne do t’i bashkohemi NATO-s vetëm pasi të fitojmë luftën,” tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Kiev.

Kusht për pranimin e një anëtari të ri në NATO është ratifikimi i protokollit përkatës nga 32 shtetet anëtare të Aleancës.

Disa vende anëtare nuk e kanë fshehur shqetësimin e tyre për rrezikun e pranimit të Ukrainës në këtë fazë, nga frika e një konfrontimi të mundshëm ushtarak me Rusinë.

Advertisement

“Nuk besoj se NATO do të na pranojë (në gjirin e saj) derisa të zgjasë lufta. Për disa anëtarë të NATO-s është e rrezikshme, të tjerët janë thjesht skeptikë”, shpjegoi presidenti ukrainas në një video të postuar në platformën Telegram.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy