Zelensky: Flamuri ynë është ende i lirë, Ukraina do ta bëjë NATO-n më të fortë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky: Flamuri ynë është ende i lirë, Ukraina do ta bëjë NATO-n më të fortë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën e tij përpara një turme të mbledhur në Lituani, vend në të cilin u zhvillua samiti i NATO-s.

 

Zelensky theksoi se NATO do t’i japë siguri Ukrainës, teksa shtoi se flamuri ukrainas është ende i lire, pavarësisht se është nën sulmet ruse.

 

Advertisement

“NATO do t’i japë Ukrainës siguri. Ukraina do ta bëjë NATO-n më të forte”, shtoi Zelensky.

 

Pas fjalimit të presidentit ukrainas në Vilnius, ku ai po viziton samitin e NATO-s, në kryeqytetin lituanez u ngrit një flamur ukrainas i dërguar nga vijat e para të luftës.

 

Advertisement

Ukraina vazhdon të tentojë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. Kreu i NATO-s deklaroi se aleanca do të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy