“Zgjedhjet e nëntorit në SHBA janë në rrezik”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zgjedhjet e nëntorit në SHBA janë në rrezik”

Kina, Rusia dhe Irani mund të ndërhyjnë në zgjedhjet e nëntorit në shtetet e bashkuara.

Paralajmerimi është bërë nga drejtori amerikan I agjensise se zbulimit i cili shprehet se pekini shpreson që Presidenti Donald Trump do të humbasë zgjedhjet.Nga ana tjeter sipas tij Rusia po përpiqet të dëmtojë imazhin e demokratit Joe Biden, ndërsa Irani synon të minojë institucionet demokratike.

WILLIAM EVANINA

Advertisement

DREJTORI AMERIKAN I KUNDERZBULIMIT

“Shumë aktorë të huaj preferojnë njërin ose tjetrin kandidat dhe këtë e kanë shprehur në komunikime të fshehta, ose të hapura si dhe në akte influencuese. Ne jemi kryesisht të shqetësuar me aktivitetet e mundshme të Kinës, Rusisë dhe Iranit. Megjithëse Kina do të vazhdojë të peshojë përfitimet dhe rreziqet e veprimeve agresive, publikisht retorika e saj është bërë më kritike ndaj administratës aktuale në lidhje me reagimin ndaj COVID-19, mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston si dhe akte të tjera”

Sa I takon rrezikut rus zyrtari amerikan tha se Moska po përpiqet të ndikojë ne favor te Doanld Trump.

Advertisement

WILLIAM EVANINA

DREJTORI AMERIKAN I KUNDERZBULIMIT


“Disa aktorë që kanë lidhje me Kremlinin po përpiqen të ndihmojnë kandidaturën e Trump përmes medias sociale dhe televizionit rus”

Advertisement

Ndersa Irani sipas kreu te agjensise se zbulimit ka si objektiv të përçajë Amerikën para zgjedhjeve.

WILLIAM EVANINA

DREJTORI AMERIKAN I KUNDERZBULIMIT

Advertisement

“Përpjekjet e Iranit në këtë drejtim përqëndrohen në aktivitet online, si përhapja e dizinformimit përmes internetit, në median sociale dhe përhapja e materialeve nga palë të tjera anti-amerikane.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar duke bere te qarte se Uashingotni nuk do te lejoje ndërhyrjen në procesin zgjedhor.

“Zgjedhjet e nëntorit në SHBA janë në rrezik” shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy