Zjarr në burgun më të madh në Iran/ Mbi 300 të vrarë që nga fillimi i protestave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr në burgun më të madh në Iran/ Mbi 300 të vrarë që nga fillimi i protestave

Protestat anti-qeveritare, mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini në Iran janë intesifikuar, që nga nisja e tyre 5 javë më parë.

 

Mbrëmjen e së shtunës trazirat kanë përfshirë edhe burgun më të madh të Iranit, Evin, ku mbahen të burgosur politikë dhe aktivistë antiqeveritare.

 

Advertisement

Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar të shtëna armësh në momentin që shpërtheu zjarri teksa flakët dhe tymi që dilnin nga burgu janë filmuar dhe hedhur në mediat online.

 

Media shtetërore IRNA raportoi se kishte pasur një përleshje mes rojeve dhe të burgosurve në njërin krah të burgut dhe të burgosurit i kishin vënë zjarrin një magazine me uniforma burgu. Një zyrtar i lartë tha se trazirat në burg nuk kishin lidhje me ato jashtë. Raportohet se 9 persona kanë mbetur të lënduar mes tyre edhe roje sigurie.

 

Advertisement

Ndërkohë Qendra për të Drejtat e Njeriut raporton se deri më tani rreth 300 protestues janë vrarë që kur filluan demonstratat më 17 shtator, mes tyre janë edhe 32 fëmijë.

 

Këto janë protestat më sfiduese kundër regjimit iranian që nga ato të 2009. Protestat e nisura në të gjitha qytetet nuk kërkojnë më vetëm drejtësi për Mahsa Aminin e me shume te drejta per grate por edhe ndryshim të regjimit. Shpesh herë thirrjet e tyre janë “vdekje diktatorit2, duke iu referuar liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy