Zonja me 13 milionë dollarë pasuri që shoqëron ministrin e Jashtëm rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Restaurimi i një kishe dhe ceremonia e mbajtur në të në vitin 2014, zbuloi një detaj interesant lidhur me shefin e diplomacisë ruse. Krahas presidentit Putin dhe zyrtarëve të tjerë, në ceremoni mori pjesë edhen një grua e panjohur. Videoja i përket 8 dhjetorit 2014.

Svetlana Alexandrovna Polyakova,  punonjëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, u nderua me Urdhrin e Kishës Ortodokse Ruse të Shën Eufrosinës, Dukeshës së Madhe të Moskës, për kontributet në restaurimin e kishës.

Polyakova nuk është një burokrate e zakonshme. Ajo përflitet se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Lavrov. Gazetarët zbuluan se, përveç shoqërimit të Lavrovit rreth Kishës së Shën Sergjit, ajo ka udhëtuar me të në Soçi dhe Shën Petersburg.

Siç raporton occrp.org, Polyakova ka një pasuri që një punonjës i Ministrisë së Jashtme nuk mund ta justifikojë. Të dhënat tregojnë se ajo dhe familja e saj posedojnë prona të paluajtshme në Rusi dhe Britani të Madhe me vlerë rreth 1 miliardë rubla (13.6 milion dollarë).

Advertisement

Karriera diplomatike e Lavrov filloi në fillim të viteve 1970, kur ai shërbeu në ambasadën sovjetike në Sri Lanka. Midis 1994 dhe 2004, ai drejtoi misionin e përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara. Ai u emërua më pas ministër i Jashtëm, një post që e ka mbajtur prej 17 vjetësh.

71-vjeçari, i njohur për promovimin e ashpër dhe të pamëshirshëm të interesave të qeverisë ruse në skenën botërore, është një nga ministrat më të njohur dhe më jetëgjatë në vend.

Lavrov është i martuar dhe ka një vajzë. Deklaratat e tij vjetore të të ardhurave, të cilat ligji e detyron t’i nënshkruajë çdo vit, tregojnë se çifti fitonte nga gjashtë deri në dhjetë milionë rubla (100,000 dollarë – 136,000 dollarë) çdo vit gjatë pesë viteve të fundit.

Insajderi, një media e pavarur që qeveria ruse e shpalli “agjent të huaj” në fillim të këtij viti, ka raportuar se ministri i jashtëm zotëron pasuri të paluajtshme të nivelit të lartë me vlerë më shumë se 600 milion rubla (8.2 milion dollarë), asete që vështirë se justifikohen me të ardhurat e tij.

Advertisement

Megjithatë, ajo është diçka e vogël në krahasim me atë që gazetarët kanë zbuluar se posedon Svetlana Polyakova.

Marrëdhënia e veçantë e Lavrov me gruan në fjalë është përfolur shpesh dhe mediat kanë mundur të provojnë se ata kanë fluturuar bashkë në disa raste. Burimet u kanë thënë mediave ruse se Polyakova ka fituar ndikim të rëndësishëm në ministri.

Përveç punës së saj në Ministrinë e Jashtme, Polyakova rezulton se ka disa burime të tjera të ardhurash.

Deri në vitin 2012, tregojnë të dhënat e biznesit, ajo ishte bashkëpronare e “Consul”, një restoranti i vendosur brenda akademisë diplomatike të Ministrisë së Jashtme në qendër të Moskës.

Advertisement

Restoranti mori kontrata shtetërore për të gatuar ushqim për studentët, mësuesit dhe diplomatët e huaj vizitorë. Por sipas të dhënave financiare, biznesi nuk ishte veçanërisht fitimprurës. Midis 2015 dhe 2020, të ardhurat e saj totale ishin vetëm 120 milion rubla (1.6 milion dollarë).

Polyakova kishte disa kompani të tjera të listuara si biznese restorantesh, por as ato nuk sollën të ardhura të larta, sipas raporteve të tyre financiare. Sidoqoftë, sipas të dhënave të pasurive të patundshme, Polyakova zotëron prona që vlerësohen rreth 1 miliard rubla (13.6 milion dollarë).

Ndër pronat e saj është një apartament prej 260 metrash katrorë në një kompleks banimi në qendër të Moskës i quajtur Prechistenka 13. Kjo ndërtesë ndodhet në të ashtuquajturën zonë “Golden Mile”, ku gjenden disa nga apartamentet më të shtrenjta të qytetit. Banorët e Prechistenka 13 janë të afërm të biznesmenëve dhe zyrtarëve me ndikim – si Leonid Mikhelson, një nga njerëzit më të pasur në Rusi.

Regjistrimet e pronës nuk zbulojnë vlerën e një pjese të caktuar të pasurisë së paluajtshme. Por një apartament me të njëjtën madhësi në të njëjtën ndërtesë është në shitje për më shumë se 700 milion rubla (9.5 milion dollarë).

Advertisement

Sipas të dhënave, Polyakova zotëron edhe një apartament në një ndërtesë elitare banimi në qytetin turistik të Soçit me vlerë rreth 50 milion rubla (680 000 dollarë), dhe një shtëpi në një fshat pranë Moskës me vlerë rreth 57 milion rubla (776,000 dollarë).

Përveç apartamenteve, familja e Polyakova ka një flotë makinash luksoze. Ajo dhe nëna e saj posedojnë tre automjete të nivelit të lartë Mercedes-Benz me një vlerë totale prej rreth 40 milionë rubla (545,000 dollarë), si dhe një Porsche. Polyakova gjithashtu zotëronte një Bentley deri në vitin 2016.

Vajza e Polyakova, Polina, 26 vjeç, studioi në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial në Londër. Ajo zotëron një kompani në kryeqytetin britanik, PPK Investments Ltd, e cila është e regjistruar në një shtëpi në Kensington, një nga zonat më të shtrenjta të qytetit. Aktiviteti kryesor i kompanisë është blerja dhe shitja e pasurive të paluajtshme.

Në vitin 2016, Polina dha me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë për 999 vjet, një formë e zakonshme e pronësisë indirekte të pronës së paluajtshme në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo pagoi 4.4 milion paund britanikë (6.2 milion dollarë) për qiranë. Në atë kohë, ajo ishte vetëm 21 vjeç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy