Zyrtari izraelit: Nuk kemi plan të sulmojmë Rafahun së shpejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtari izraelit: Nuk kemi plan të sulmojmë Rafahun së shpejti

Sulmi i Izraelit në Rafah nuk do të ndodhë së shpejti, i thanë CNN zyrtarë nga niveli politik dhe ushtarak i vendit, pasi ushtria izraelite (IDF) nuk ka përfunduar ende një plan për të evakuuar civilët nga zona, që pritet të zgjasin të paktën dy javë. Përveç kësaj, ata raportuan se kabineti i Izraelit nuk ka miratuar ende planet për një operacion tokësor edhe në atë zonë.

Rreth gjysma e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës janë mbledhur në Rafah, shumë prej të cilëve jetojnë në kampet e personave të zhvendosur pasi janë larguar nga zona të tjera.

Muajin e kaluar, Anthony Blinken e bëri të qartë se qeveria amerikane nuk do të mbështeste një pushtim izraelit në Rafah derisa të paraqitej një plan i organizuar për të siguruar evakuimin e popullsisë civile dhe tani, duke pasur parasysh se ende nuk është arritur marrëveshje për një armëpushim të ri, Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar se Izraeli do të pushtojë qytetin pas Ramazanit pa një plan evakuimi. Javën e kaluar, një komentator i sigurisë i Washington Post raportoi se administrata amerikane po shqyrtonte, për herë të parë, mundësinë e ndalimit të Izraelit që të përdorte disa nga armët amerikane që zotëronte nëse vepron pa koordinim në Rafah. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy