106 shoferë të gjobitur në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba, nga të cilat 15 për vozitje pa patentë shofer, shtatë për përdorim të celularit gjatë vozitjes, tri gjoba për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, nëntë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

The post 106 shoferë të gjobitur në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy