MPB njofton se sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 masa, nga të cilat 14 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për kalim të sinjalit të mbyllur – semafor i kuq, gjashtë sanksione. për mospërdorimin e rripit të sigurimit”, thuhet në njoftim.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
The post 114 sanksione trafiku në Shkup appeared first on Telegrafi.