120 raste të reja me coronavirus, dominon Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit nga 953 testime janë regjistruar 120 raste të reja me coroanvirus.

Prej rasteve të reja, 67 janë në Shkup, 19 në Kumanovë, 16 në Shtip, 4 në Prilep, 9 në Tetovë, 2 Veles dhe nga një rast në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Instituti për Shëndet Publik poashtu regjistroi edhe 16 pacientë të shëruar. Prej tyre 8 janë nga Shkupi, 3 nga Shtipi, dy Prlpei dhe nga një në Tetovë, Veles dhe Manastir.

Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse humbi jetën një 65 vjeçare e hospitalizuar më 28 maj, dhe një pacient në spitalin ‘8 shtatori’ i moshës 69 vjeçare i hospitalizuar më 1 qershor.

Advertisement

Aktualisht vendi ka 843 persona ndërsa që nga fillimi i epidemisë, numri i t infektuarve në vend ka qenë 2.611 dhe prej tyre 1.621 persona janë shëruar dhe 147 kanë humbur jetën./Telegrafi/

120 raste të reja me coronavirus, dominon Shkupi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy