197 gjoba për shoferët në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (16.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 197 gjoba, nga të cilat 55 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për vozitje pa patentë shofer, 13 parakalim të kundërligjshëm të automjeteve. Janë vendosur katër gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë, katër sanksione për kalim në semafor të kuq.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

197 gjoba për shoferët në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy