792 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoni, janë regjistruar 792 raste të reja me Covid-19, nga të cilët 203 janë riinfeksione, si dhe janë regjistruar 317 persona të shëruar.

Nuk është raportuar për persona të vdekur, por sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me Covid-19 nga sistemi “Termini im”, dy persona të vdekur, janë regjistruar si vdekje në shtëpi në periudhën prej 14 deri më 18 korrik.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1774 testime.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.102.378 testime për Covid-19.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 320.598, numri i të shëruarve është 307.658, numri i të vdekurve është 9.345, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.595.

792 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy