minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
8300 shkelje të rregullave të trafikut më pak në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, se vitin e kaluar - Struga.info


8300 shkelje të rregullave të trafikut më pak në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, se vitin e kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Analiza e aksidenteve në komunikacion dhe shkeljeve të rregullave të trafikut për gjashtë mujorin e parë të vitit 2020 tregon se është ulur ndjeshëm numri i fatkeqësive në komunikacion dhe arsye kryesore për këtë dukuri, sipas SPB Tetovë, është edhe periudha e izolimit dhe ndalesës së qarkullimit si shkak i pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit kanë ndodhur 3556 shkelje të rregullave të komunikacionit. Ky numër është ndjeshëm më i vogël se periudha e njejtë në vitin e kaluar 2019. Në Tetovë dhe rrethinë kanë ndodhur 2609 raste ku janë shkelur rregullat e komunikacionit ndërsa në Gostivar dhe rrethinë janë bërë 947 shkelje. Ky numër është për 8300 raste më i vogël se në periudhën e njejtë gjatë vitit të kaluar. Nga këto shkelje në komunikacion janë lëshuar edhe vendime për dënim adekuat” thonë nga SPB Tetovë.

Nga atje thonë se shkaku kryesor në shumicën e rasteve me shkelje në komunikacion është vozitja e shpejtë, jashtë kufijve të lejuar nëpër rrugë. /Telegrafi/

The post 8300 shkelje të rregullave të trafikut më pak në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, se vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy