Aggeler: Korrupsioni është epidemi në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja amerikane në RMV, Angela Aggeler, në TV21 ka folur për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, korrupsionin në vend, listën e zezë të SHBA-së, shtetin e së drejtës.

Ageler thotë se korrupsioni është kancer në Maqedoninë e Veriut dhe se ka përmasa epidemike.

“Korrupsioni mendoj se është epidemi, është kancer në këtë vend. Unë besoj që ata që janë të përfshirë në akte të korrupsionit janë hajdutë. Besoj se janë duke vjedhur nga ky shtet dhe nga qytetarët. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para, besoj që janë duke vjedhur edhe mundësinë, besoj se janë duke vjedhur në shumë instanca edhe shpresën dhe se njerëzit e këtij shteti meritojnë të kenë liderë, nisma për biznes dhe sipërmarrës të sinqertë”, tha Aggeler.

Sipas saj, zgjedhjet që po vijnë, janë zgjedhje ku do të vendoset e ardhmja e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

“Unë besoj se rrugëtimi i ardhshëm i këtij vendi do të vendoset në shumë mënyra nga zgjedhjet që vijnë”, tha ambasadorja Aggeler./TV21/

 

Aggeler: Korrupsioni është epidemi në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy