Aggeler: Qytetarë të dalin të votojnë për njërin nga kandidatët që reflekton pritshmëritë e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler në profilin zyrtar të Ambasadës në Facebook i ka dërguar një mesazh qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë për një kandidat që reflekton pritshmëritë e tyre për të ardhmen.

“Qytetarët dhe votuesit e këtij vendi duhet t’u bëjnë pyetje të vështira kandidatëve, dhe më pas ata votues … duhet të votojnë. Ata duhet të dalin atje dhe të zgjedhin kandidatin që reflekton ëndrrat e tyre për të ardhmen dhe asgjë nuk do të arrihet duke mos votuar”, shkruan Aggeler.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet nesër. Rrethi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Të dejtë vote kanë më shumë se 1.8 milionë persona./Telegrafi/

Advertisement

Aggeler: Qytetarë të dalin të votojnë për njërin nga kandidatët që reflekton pritshmëritë e tyre shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy