Ahmeti-Buçkovski: Marrëveshja mund të arrihet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar ish-Kryeministrin Vllado Buçkovski, i ngarkuar me punë nga qeveria e Maqedonisë së veriut për kontestin me Bullgarinë fqinje, informojnë nga BDI.

“Ahmeti dhe Buçkovski diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë midis Shkupit dhe Sofjes, qëndrimet aktuale të palëve dhe mënyrat më të mira për ta tejkaluar mosmarrëveshjen e krijuar.

Ahmeti dha mbështetje të plotë për dialogun intenziv dhe shprehu bindje që zgjidhja është e arritshme shpejt dhe pa asnjë pasojë të vetme ndaj gjuhës, identitetit dhe kulturës të cilët nuk janë pjesë e kontestit dhe e dialogut.

Fryma evropiane e arritjes së marrëveshjes duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin e saj të përpiktë pa vonesa edhe si pjesë e kornizës negociuese në pjesën e marrëdhënieve fqinjësore, por edhe përcaktimeve kushtetuese për moscënim territorial dhe tjetër ndaj fqinjëve tanë”, thonë nga atje./Telegrafi/

Advertisement

Ahmeti-Buçkovski: Marrëveshja mund të arrihet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy