Buçkovski nga Sofja: Historinë, historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshoj as unë dhe as Zakharieva

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencën e përbashkët të shtypit të Vllado Buçkovskit dhe ministres së Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva në Sofje, Buçkovski tha se mbetet i kënaqur nga biseda konstruktive që e kanë pasur.

“Dua të shpreh kënaqësinë për bisedimet konstruktive. Kishim më shumë se një orë tet-a-tet takim, dhe me pas bashkërisht me sekretarin tonë shtetëror, Zoran Popov kishin biseda të hapura miqësore. Jam i bindur se e bindëm ministren Zakharieva dhe ekipin e saj se jemi të vendosur ta zbatojmë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë”, tha Buçkovski.

Ai tha se janë pajtur gqë gjatë kësaj periudhe më shumë do të flitet për veprat dhe jo fjalë boshe.

“Detyra ime si është kordinator për përmbushjen e marrëveshjes dhe jo në pjesën e historisë. Historinë, historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë as unë dhe as Zakharieva, por mund të ndryshojmë gjërat në pjesën e infrastrukturës, objekteve kapitale, bashkëpunimin më të madh në arsim dhe shkencë dhe përafrim të dy popujve”, tha Buçkovski./Telegrafi/

Advertisement

Buçkovski nga Sofja: Historinë, historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshoj as unë dhe as Zakharieva shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy