Ahmeti: Me anëtarësimin në BE mund të planifikohet kthimi i të rinjve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një tubim në Tetovë duke folur për shanset e vendit për t’u bërë pjesë e BE-së potencoi se përfitimet janë të shumta.

Ai shtoi se me anëtarësimin në BE mund të planifikohet edhe kthimi i atyre që janë larguar në të gjitha këto vite, sidomos kthimi i të rinjve.

“Unë nuk kam hequr dorë nga ato hapa që i filluam 20 vjet përpara, për ti bërë bashkë shqiptarët, ku para një viti dolëm me qëndrim për frontin shqiptar për Evropë. Shërbim më të madh nuk mund t’i bëjmë vendit sesa anëtarësimi në BE”.

“Sepse nëse anëtarësohemi në Bashkimin Evropian mund të ngadalësojmë largimin e njerëzve, me anëtarësimin në BE mund të planifikohet për kthimin e atyre që janë jashtë, sepse anëtarësimi në BE ka vizione, ka përfitime, mbështetje për të përafruar standardet”, tha Ahmeti.

Advertisement

Ahmeti: Me anëtarësimin në BE mund të planifikohet kthimi i të rinjve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy