Ahmeti: Viti që vjen do të jetë plot sfida, ta nisim me çeljen e negociatave me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nëpërmjet një video-mesazhi ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për ndërrimin e moteve. Ahmeti nëpërmjet video-mesazhit ka dërguar edhe porosi të shumta, duke potencuar se viti që vjen do të jetë me shumë sfida.

“Të nderuar qytetarë, vëllezër e motra, Ditët e fundit të këtij viti na nxisin që të reflektojmë mbi 365 ditët e kaluara dhe t’i paracaktojmë synimet tona për 12 muajt vijues. Edhe ky vit, si i kaluari, u përcoll me rregullat e reja të jetës të cilat na i imponoi Pandemia, por edhe me humbjen e shumë qytetarëve tanë nga virusi dhe tragjeditë duke shkaktuar dhimbje të mëdha tek të gjithë ne.

Ky vit shënoi edhe 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, konfirmimin ligjor të Korridorit 8, shpalljen e Malit Sharr park kombëtar si dhe fitoren e radhës zgjedhore. Vitin para nesh do të punojmë që ta nisim me çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vënien e gurthemelit të korridorit 8, stabilizimin energjetik dhe ekonomik, vazhdimin e gazifikimit dhe përfundimin e pandemisë.

Uroj të gjithë qytetarët kudo që janë, në vend, rajon e mërgatë, Gëzuar vitin e ri me uratat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese.”, thekson Ali Ahmeti – kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim./Telegrafi/

Advertisement

The post Ahmeti: Viti që vjen do të jetë plot sfida, ta nisim me çeljen e negociatave me BE-në appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy