Bekteshi thotë se viti i ardhshëm do të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me masat që do të merren për rimëkëmbjen ekonomike.

Ministri Bekteshi mes tjerash shtoi se do të sigurohet financim i papenguar i funksioneve të shtetit dhe mbështetje e fortë për rimëkëmbjen ekonomime.

“Viti 2022 do të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtimit përmes rritjes së investimeve”, tha mes tjerash Bekteshi.

Ndërsa në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar, Bekteshi tha se duhet të ketë rikonsruim të Qëverisë, pasi që siç tha dy zëvëndësministra nga Lëvizja Besa kanë dhënë dorëheqje.

Advertisement

“Rikonstruim të Qeverisë patjeter se duhet të ketë, ministri i Bujqësisë dhe dy zëvëndësministra nga Lëvizja Besa kanë dhënë dorëheqje. Ndërsa sa i përket qëndrimit të BDI-së, nuk ka nevojë për ndryshim të anëtarëve të BDI-së në Qeverinë ekzistuese”, deklaroi Bekteshi.

Bekteshi thotë se viti i ardhshëm do të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy