Ajdari: Protestuesit maqedonas dënohen me kusht, kurse shqiptarët me burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ajdari: Protestuesit maqedonas dënohen me kusht, kurse shqiptarët me burg

Familjari i të dënuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës me të cilin u dënuan me burg tre pjesëmarrës të protestave për rastin “Monstra”.

Ajdari thotë se shqiptarët dënohen me burg, ndërsa maqedonasit me kusht për të njëjtat vepra.

“Gjykata per protestuesit e 26 Shkurt 2021 Drejtesi per rastin “Monstra”, solli nje vendim politik, jo gjyqsor, duke i denu me nga nji vit burg protestuesit per pjesmarrje ne turme dhe duke ua caktu masen e paraburgimit 60 ditor deri ne plotfuqizimin e Vendimit gjyqsor.
Per protestuesit para Parlamentit kishte denim me kusht sepse ata jane “nashi”!, dhe ka kush u del zot…. Gjykatat e “Besa & Dojde Zhivot”, per tjeret nuk kemi as cka flasim,
gjithcka tha Artani.!”, ka shkruar Ajdari në Facebook.

Ndryshe, protestat u organizuan më 26 shkurt, pasi në rigjykimin e lëndës, të akuzuarit për rastin “Monstra” sërish u dënuan me dënime drakonike nga Gjykata Penale e Shkupit./Telegrafi/

Advertisement

Dënohen me nga një vit burg 3 protestuesit që pranuan fajin në protestat për rastin “Monstra”

Ajdari: Protestuesit maqedonas dënohen me kusht, kurse shqiptarët me burg shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy