Bedri Ajdari paralajmëron protesta për “Monstrën”: Na kanë shpallur luftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bedri Ajdari, familjari  i të dënuarve në rastin “Monstra”, sot ka bërë thirrje për protesta, pas vendimit të Gjykatës Penale për të t’i shpallur fajtorë të akuzuarit.

Ai tha se vendimi i gjykatës është shpallje lufte dhe se ata do të luftojnë me të gjitha mjetet. Sipas tij, aktgjykimi është pa prova dhe me urdhër të prokurores Fatime Fetai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë nuk mund të ndikoj tek gjykata, ndërsa u vërtetua se këshilli gjyqësor sjell vendim me urdhër të prokurores Fatime Fetai. Unë nuk kam mjet tjetër, përveç se të bëj thirrje për protesta. I ftoj të gjithë anëtarët shtetëror të dalin në protesta, por jo që të largojmë një garniturë, që të vijë tjetra, por që të rregullohet sistemi i drejtësisë”.


Burg të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin “Monstra”

Advertisement

“Kërkoj nga partitë politike, të cilat janë patericë të qeverisë, të distancohen nga ky vendim dhe të protestojnë së bashku me ne. Ne do të protestojmë të premten, me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion. Ky është një lloj akti i shpalljes së luftës. Ka ndodhur në mënyrë tërthorazi. Ne do të luftojmë”, tha Ajdari.

Avokatët e të akuzuarve thanë se janë të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës dhe se klientët e tyre nuk e kanë kryer veprën./Telegrafi/

Advertisement

Bedri Ajdari paralajmëron protesta për “Monstrën”: Na kanë shpallur luftë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy