Të premten protesta në Shkup për rastin “Monstra”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për të premten (29 janar) në ora 13:00 planifikohet të mbahen protesta për rastin “Monstra”. Protestat do të mbahen në Shkup, ku nisja do të jetë nga Parku i Çairit, drejt Prokurorisë së Përgjithshme.

Organizator të kësaj proteste janë Bedri Ajdari, si dhe familjarët e të burgosurve në këtë rast.

“Të nderuar vllezër e motra, para disa ditëve prokurorja e rastit “Monstra”, shqipfolësja Fatime Fetai, e përmbylli fjalën e saj përfundimtare me akuzën se, të akuzuarit jane fajtor për vrasjen e pesfisht tek liqeni i Smilkovës, madje duke i akuzuar për vepër terroriste duke i qëndruar besnike shefes së saj Gordana Jankulloska dhe prokurores së parë Gordana Geshkoska. “Amaneti në vend!””

“Prandaj, në emrin tim personal si Kryetar i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra” dhe të familjarëve të të burgosurve, i ftojmë të gjith shqiptarët (pa marrë parasysh bindjet e tyre politike) që të na mbështesin dhe ta ngremë zerin e popullit për drejtësi.
Ju ftojmë të na mbështesni duke marrë pjesë në këtë protestë, sigurisht duke i ruajtur protokollet e mbrojtjes nga virusi Covid – 19, por edhe duke qenë të kujdesshëm ndaj provokimeve të mundshme. Drejtësi dhe asgjë tjetër!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Bedri Ajdari./Telegrafi/

Advertisement

PROTESTË POPULLORE JO POLITIKE PËR RASTIN E MONTUAR POLITIK ”MONSTRA”
Të Premten 29.01.2021 në ora 13:00

Nisja -…

Posted by Bedri Ajdari on Monday, 25 January 2021

Të premten protesta në Shkup për rastin “Monstra” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy