Aksident hekurudhor në Manastir, lëndohen dy fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy fëmijë janë lënduar rëndë në një aksident hekurudhor në Manastir, ndërsa nëna e tyre ka marrë lëndime të lehta.

Aksidenti, siç konfirmojnë për AIM nga Hekurudhat RMV-së, ka ndodhur rreth orës 08:06 në zonën e qytetit në vendbanimin “Karposh”, në afërsi të shkollës fillore “Kolë Kaninski” në këtë qytet, ku për shkaqe të panjohura është përplasur një veturë dhe lokomotiva.

Në aksidentin hekurudhor kanë mbetur të lënduar fëmijët e moshës 2 dhe 5 vjeç të cilët janë shtruar në Spitalin Klinik-Manastir, por autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se fëmija dy vjeçar do të transportohet në klinikat në Shkupit./Telegrafi

Aksident hekurudhor në Manastir, lëndohen dy fëmijë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy