Aksident i rëndë në Shkup, gjashtë të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në ora 04:35 është raportuar se në Shkup në rrugën “Bellasica”, përballë kryqëzimit me bulevardin “Goce Dellçev”, ka ndodhur një aksident në komunikacion ndërmjet dy automjeteve “Volkswagen Passat”, të dyja me targa të Shkupit njërin e drejtonte D. M. (37) nga Shkupi, ndërsa tjetrin e drejtonte N.G (39) nga Shkupi.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtari në automjetin e dytë A.S.(48) nga Shkupi, të diagnostikuar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe dy shoferët dhe bashkudhëtarët nga dy automjetet S.V.S..(47), A.D. (36) dhe S.T.(24), të gjithë nga Shkupi, që janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” dhe Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes kontroll është kryer nga policia e SPB Shkup./Telegrafi/

Aksident i rëndë në Shkup, gjashtë të lënduar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy