Aksident mes katër veturave në Shkup, lëndohet rëndë një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Makedonsko-Kosovska Brigada”, ku janë përfshirë katër vetura, të gjitha me targa të Shkupit. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

“Sot (03.08.2024) rreth orës 09:00 në SPB- Shkup është raportuar se në rrugën ‘Makedonsko – Kosovska Brigada’ ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër automjeteve me targa të Shkupit, ‘Volkswagen Golf’, ‘Toyota’, ‘Audi’ dhe ‘Hyundai’, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum i Ohrit’”, thonë nga MPB për TV Shenja.

Për shkak të këtij aksidenti, policia kishte bllokuar rrugën, pasi ishte e pa tejkalueshme.

Ndërkaq, nga MPB gjithashtu informojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme, policia ka dënuar 187 shoferë të automjeteve, pasi kanë kaluar shpejtësinë më shumë se ajo e lejuara.

Advertisement

Aksident mes katër veturave në Shkup, lëndohet rëndë një person shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy