Aksident në Bullgari, humb jetën shoferi i një kamioni me targa të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoferi i një kamioni me targa të Maqedonisë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Bullgari, në autostradën “Trakija”.

Sipas informacioneve të para nga MPB e Bullgarisë për TV21, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 6:40 në mes dy kamionëve, ndërsa një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve fillestare, kamioni me targa të Maqedonisë është ndalur në shiritin e emergjencës në autostradë, ndërsa deri tek përplasja ka ardhur pas tentativës së të njëjtit për t’u rikthyer në autostradë.

Për shkak të aksidentit, në autostradën “Trakija” komunikacioni po kontrollohet nga policia, ndërkaq në vendin e ngjarjes vazhdojnë kontrollet e autoriteteve hetuese./Telegrafi/

Advertisement

Aksident në Bullgari, humb jetën shoferi i një kamioni me targa të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy