Aksident në mes tre kamionëve në rrugën Ohër – Resnjë, lëndohet rëndë një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre kamionë janë përplasur dje rreth orës 19:00 në rrugën kryesore Ohër – Resnjë, afër urës “Prentov”.

Siç njofton policia, nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë një person.

“Në aksident kanë marrë pjesë “Renault” me targa të Ohrit i drejtuar nga L.T.(56) nga Ohri, “Man” me rimorkio me targa të Shkupit i drejtuar nga P.N.(47) nga Velesi dhe “Mitsubishi” me targa të Strugës, i drejtuar nga V.S.(43) nga Ohri”.

“Lëndime të rënda ka pësuar bashkudhëtari në automjetin “Mitsubishi”, A.S.(41) nga Ohri, i diagnostikuar në Spitalin Special “Shën Erazmus” në Ohër”, thonë nga MPB.

Advertisement

Gjithashtu shtojnë se është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga një grup inspektorësh./Telegrafi/

Aksident në mes tre kamionëve në rrugën Ohër – Resnjë, lëndohet rëndë një person shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy